RTSH 24 Live

Sociale

Tarifat e reja të patentave - Autoshkollat në Elbasan kundërshtojnë rritjen dhe taksimin e tyre

05/02/2024

Tarifat e reja të patentave - Autoshkollat në Elbasan kundërshtojnë rritjen dhe taksimin e tyre

Teksa këtë të hënë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi, shoqata e autoshkollave në Elbasan është hedhur në protestë. Ata bojkotuan punën duke mos u paraqitur në provimin e testimit.

Kreu i shoqatës Alim Lulaj tha se vendimi është marrë pa asnjë konsultë me ta, si palë interesi, dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit nuk është treguar transparente me qytetarët, pasi ka bërë publike vetëm një pjesë të rritjes. Nuk ka publikuar tarifat e provimeve dhe riprovimeve, që do të faturohen si kosto tek qytetarët.

Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Drejtuesit e tyre  paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

/RTSH/