RTSH 24 Live

Politikë

Eksperti Muzhaqi: Ideja e një shteti bektashi rrezikon të nxisë reagime ekstremiste

2 orë para

Eksperti Muzhaqi: Ideja e një shteti bektashi rrezikon të nxisë reagime ekstremiste

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, se ideja e një shteti bektashi rrezikon të nxisë reagime ekstremiste.

Muzhaqi theksoi se ky është precedent shumë i rrezikshëm dhe ngjall reagime ekstremiste të natyrave të ndryshme.

Gjëra të tilla, kaq të menjëhershme dhe kaq ekstreme në llojin e tyre nxisin ekstremizëm, nxisin reagime ekstreme. Nuk mbarojnë me kaq. Ti thuhet një shteti “do të bëj një shtet brenda” në kundërshtim me Kushtetutën, kam ngritur edhe grupin e ekspertëve juristë. Ka ngritur grupe eksperte të juristëve, nuk ka ngritur grupe të komuniteteve fetare, grupe interesi, grupe politike, me deputetët e vet në fund të fundit. Ai e zeron partinë e vet, vetëm për unin e vet. Mirëpo ky është precedent shumë i rrezikshëm, ekstremist dhe ngjall reagime ekstremiste të natyrave të ndryshme”, tha Muzhaqi.

Eksperti i sigurisë shtoi më tej se në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me elementin politik por edhe me atë ndërfetar gjë që mund të nxisë reagime ekstreme.

Në momentin që është bërë deklarative, rrezikon të ngjallë reagime ekstreme edhe sikur të bëhet ky shteti edhe sikur mos të bëhet sepse u ndez. Nga ajo që ka të bëjë me elementin politik që do të futemi në zgjedhjet e ardhshme për të marrë mandatin e katërt, deri te elementet e tjera ndërfetare që nuk kufizohen vetëm tek ne, por edhe në rajon e më gjerë se kaq. Kryegjyshata nuk njihet jashtë nesh. Nuk njihet në Tetovë. Në Amerikë nuk e njohin. Në Turqi nuk e njohin që nuk e njohin... nuk ka asnjë incidie në terren në bazë të të cilave mund të kishim bërë disa vlerësime dhe pastaj të bënim debat”, nënvizoi Muzhaqi.

/rtsh.al/