RTSH 24 Live

Politikë

Eksperti Muzhaqi: Bektashinjtë nuk e kanë kërkuar vetë një shtet sovran

3 orë para

Eksperti Muzhaqi: Bektashinjtë nuk e kanë kërkuar vetë një shtet sovran

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, se bektashinjtë nuk e kanë kërkuar vetë një shtet sovran.

Muzhaqi theksoi se lajmërimi i menjëhershëm duke e bërë fakt të kryer idenë për krijimin e një shteti bektashi ishte një befasi ku shqiptarët nuk janë informuar paraprakisht.

Rikthimi i atyre pronave është bërë më herët. Zhvillimet që janë bërë në atë zonë me ndërtime ekskluzive të komunitetit bektashi janë bërë ca më herët kurse tani në këtë moment u bë kjo.

Një intervistë që ne nuk dimë gjë fare. E dinë në Amerikë pasi doli në Neë York Times. Pastaj e bënë fakt të kryer dhe thonë që “do të bëhet kështu, do të bëhet ashtu”, u shpreh Muzhaqi.

Ai vuri në dukje se elementi tjetër shqetësues është se kjo është diçka që nuk është kërkuar nga vetë komuniteti bektashi për të pasur nevojën e një shteti.

Po aq shqetësuese edhe për elementin tjetër, sepse nuk është diçka që është kërkuar nga palët. Nuk është se është ngritur komuniteti bektashi dhe ka thënë se ka nevoja specifike”, tha Muzhaqi në “3D”.

/rtsh.al/