RTSH 24 Live

Aktualitet

Shteti bektashi, Hoxha: A kërcënohet harmonia fetare?

2 orë para

Shteti bektashi, Hoxha: A kërcënohet harmonia fetare?

Analisti Poli Hoxha deklaroi në emisionin “3D nga Alban Dudushi” të moderuar nga gazetarja Sonila Agostini, se nuk rrezikohet harmonia fetare në Shqipëri dhe propozimi i bërë nuk është ilaçi i duhur. 

Përkundrazi theksoi ai, kjo ka sjell ngacmimet me besimtarëve të ndryshëm dhe me të drejtë, vazhdon Hoxha, Komuniteti Mysliman shpreh habi dhe është kundër kësaj ideje.

Ku ka rrezik harmoni fetare në Shqipëri. A shkoi Rama dhe çoi në Paris mesazhin e harmonisë fetare ku një delegacion me 4 përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare: mysliman, ortodoks, katolik, dhe ai i komunitetit bektashian, morën pjesë në marshimin masiv në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo?. Me atë marshimi krah për krah me katër përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare u përshëndet me duartrokitje dhe u fokusuan të gjithë të Edi Rama. Pas viteve 90’ në Shqipëri janë financuar shumë  projekte ku shumë rryma ekstremiste fetare tentuan të futeshin në vendin tonë dhe nuk hynë dot.  Thotë mirë Komuniteti Mysliman se ku është rreziku këtu? Ndërtimi i këtij shteti të ri do të shmang dhe largon ekstremizmin?.  Dhe nëse do të ishte rrezik, nuk është ky ilaçi sepse që sot përkundrazi nisëm ngacmimet mes një myslimani dhe bektashiu”, deklaroi Hoxha.

 

/rtsh.al/