RTSH 24 Live

Aktualitet

Alibali: Shteti bektashi, lëvizje politike e Ramës. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon

3 orë para

Alibali: Shteti bektashi, lëvizje politike e Ramës. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon

Në emsionion “3D nga Alban Dudushi” e moderuar nga gazetarja Sonila Agostini në RTSH , u diskutua në lidhje me propozimin e kryeministri të vendit, Edi Rama për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë.

Analisti Neritan Alibali e shikon këtë propozim me karakter elektoral, duke shtuar se  kjo është temë që i shërben kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet publike, e menduar dhe për zgjedhjet e 2025.

Nga eksperienca që kam me komunitetet fetare mund të them që ne kemi pasur tre komunitete të mëdha fetare që janë, myslimanët, të krishterët dhe bektashinjtë.  Të cilat në kuadrin e përmirësimit të marrëdhënieve të tyre me shtetin dhe për sa i përket kthimit të pronave dhe për të respektuar Kushtetutën, u miratuan marrëveshjet që përcakton Neni 10 i Kushtetutës që rregullon marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare.  Debati ka qenë që sektit të Bektashinjve i duhet dhënë statusi i bashkësisë apo i komunitetit , pra një status të barabartë me komunitetet e tjera dhe u arrit që ti jepej si dy besimeve të tjera, krishterëve dhe myslimane” tha ai.

Sipas tij, “Rama ka lëshuar sfida të mëdha për opinionin publik duke i konsideruar ato si pjesë të marrëdhënieve me publikun që ai bënë”.

Ndaj unë mendoj, tha Alibali, se “nuk është asgjë më shumë sesa një lëvizje politike e tij , e menduar në mënyrë të tillë që të parashikoj dhe zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025”.

Kushtetuta nuk e lejon krijimin e një shteti sovran brenda territorit të Shqipërisë”.

 

/rtsh.al/