RTSH 24 Live

Aktualitet

Hoxha: Fati politik i Ramës është vetëm faktori ndërkombëtar

3 orë para

Hoxha: Fati politik i Ramës është vetëm faktori ndërkombëtar

Analisti Poli Hoxha u shpreh në në emisionin “3D nga Alban Dudushi” të moderuar nga gazetarja Sonila Agostini, se reagim i parë kur u njohën me propozimin e kryeministrit për për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, shkaktoi humor.

“Kjo që bëri Rama duhet parë në kontekst, sepse nuk kemi asnjë element shtesë. Rama flet në OKB dhe ja thotë dhe gazetës amerikane ‘New York Times’ dhe nuk e ndan me opinion shqiptar, nuk ja thotë as Baba Mondit  idenë sepse dhe vetë ky tha që ishte e papritur”.

Gazetari Poli Hoxha theksoi se një nga pistat mbi të cilat duhet të analizojmë pse kryeministri Rama ka bërë këtë propozim  është vetëm për faktorin ndërkombëtar.

“E vetmja fuqi që i ka mbetur Edi Ramës është ajo ndërkombëtare. Kjo është një bombë e hedhur vetëm për ndërkombëtarët ndaj u bë publike tek New York Times , ndaj u bë dhe para se të niste sesioni i përvitshëm i OKB-së.  

 

 

/rtsh.al/