RTSH 24 Live

Sociale

Punë për mësuesit në pension, në Finiq punësohen katër mësues të greqishtes

12 orë para

Punë për mësuesit në pension, në Finiq punësohen katër mësues të greqishtes

111 mësues do të japin mësim në tre shkolla të bashkuara dhe dy shkolla 9-vjeçare, të cilat janë në juridiksionin administrativ të Zyrës Vendore të Arsimit Finiq Dropull.

Sipas Udhëzimit përkatës të Ministrisë së Arsimit 70 përqind e lëndëve zhvillohen në gjuhën amtare  greke, kurse pjesa e mbetur në gjuhën shqipe.

Nga 18 arsimtarë në pension që ushtruan vjet detyrën në shkollat e minoritetit etnik grek, sivjet kanë rinovuar kontratën vetëm katër.

Njëri prej tyre është mësuesi veteran, zoti Lefter Xhollo.

"Ka nevojë zyra arsimore sepse ka mungesa të mësuesve në këtë gjuhë ndaj merr edhe mësues me kontratë 1-vjeçare për të punuar në shkollat me pakicat kombëtare", shprehet Xhollo.

Drejtuesit e arsimit hasin vështirësi në plotësimin e personelit pedagogjik, pasi aktualisht në vendin tonë nuk ekziston asnjë institucion arsimor që të përgatisë mësues për të gjitha lëndët që zhvillohen në gjuhën greke, duke mos plotësuar kreditet e duhura. 

Për vitin shkollor 2024-2025 në shkollat publike të njësive vendore Finiq dhe Dropull mësojnë 536 nxënës.

/rtsh.al/