RTSH 24 Live

Sociale

Artistë kinezë dhe shqiptarë bëhen bashkë, ekspozitë në kuadër të 75-vjetorit të bashkëpunimit

11 orë para

Artistë kinezë dhe shqiptarë bëhen bashkë, ekspozitë në kuadër të 75-vjetorit të bashkëpunimit

Artistët më të mirë kinezë e shqiptarë u bën bashkë në ekspozitën "Miqtë, Art dhe Histori" e cila u çel këtë të hënë (23 shtator) në ambientet e Galerisë së Artit në Tiranë ndërsa erdhi në kuadër të nisjes së javës kulturore kineze, teksa ky vit shënon gjithashtu edhe 75- vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Pikturat e artistëve, të realizuara në teknikën akuarel pasqyrojnë peisazhet natyrore, kulturën, folklorin e traditat e dy vendeve.

Në Ekspozitën e cila  është organizuar edhe me mbështetjen e Ambasadës Kinezë ka qenë e pranishme ambasadorja e Kinës në Shqipëri. Ajo theksoi rëndësinë e artit si një urë lidhëse mes dy vendeve.

Kjo ekspozitë përkon edhe me 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Po ashtu të frytshme kanë qenë edhe bashkëpunimet në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimit. Duke shfrytëzuar 75-vjetorin si një rast të këtij bashkëpunimi pala kineze dëshiron të forcojë koordinimin me palën shqiptare për t’i çuar këto marrëdhënie edhe më tej”, u shpreh ambasadorja.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në datën 29 shtator.

Gazetare K.Kule

/rtsh.al/