RTSH 24 Live

Sociale

"Paqja fillon nga unë", Federata e Paqes Universale takim në bashkinë Libohovë

12 orë para

"Paqja fillon nga unë", Federata e Paqes Universale takim në bashkinë Libohovë

Në Bashkinë e Libohovës u zhvillua një takim i rëndësishëm organizuar nga Federata e Paqes Universale, me temë kryesore promovimin e një paqeje më të qëndrueshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë të zgjedhur nga këshillat rajonalë dhe lokalë të Gjirokastrës, Sarandës, Vlorës dhe Tepelenës.

Gjithashtu, mori pjesë edhe kryetarja e Federatës Universale të Paqes në Shqipëri, Eva Çipa.

Pjesëmarrësit diskutuan për strategji dhe projekte që ndihmojnë në forcimin e frymës së paqes dhe kontributin që mund të japë secili prej tyre.

Gjatë këtij aktiviteti u krye edhe certifikimi i disa ambasadorëve të rinj për paqen nga Libohova.

/rtsh.al/