RTSH 24 Live

Sociale

Korçë, nisin aktivitetin kurset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno”

10 orë para

 Korçë, nisin aktivitetin kurset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno”

Me nisjen e vitit shkollor fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë kurset e qendrës kulturore të fëmijëve “Mihal Grameno” në qytetin e Korçës, të cilat janë të integruara tek ambientet e qytezës së fëmijëve.

Këto kurse kanë për qëllim jo vetëm zhvillimin e njohurive dhe aftësive të fëmijëve por edhe argëtimin si dhe evidentimin e talenteve të tyre.

Sportet janë po ashtu shumë të frekuentuara nga fëmijët, duke u dhënë mundësi jo vetëm të kalojnë kohën e tyre të lirë, por edhe të rriten të shëndetshëm.

Qyteza e fëmijëve në Korçë është e para dhe e vetmja qendër e përmasave të tilla në të gjithë rajonin që ka një mision social, edukues dhe argëtues për fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 3 deri në 14 vjeç.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/