Rikthehet në Gjirokastër Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë. Në edicionin e 15 të tij “Ani Fest” sjell për artëdashësit e vegjël të qytetit të gurtë 40 filma të animuar që do të shfaqen deri ditën e enjte.
“Nga 1100 filma, 40 prej tyre dolwn tw konkurueshwm nw nivelin qw tw vlerwsohen me çmim. Janw ndryshuar edhe çmimet e filmave”, u shpreh Artan Maku, Drejtor i festivalit “AniFest”.
Filmat janë të përshtatshëm për grupmoshën 6-12 vjeç dhe ishin vogëlushët e kopshteve që mbushën sallën e kinemasë.
Për çdo film do të ketë një çmim. Janë dy juri që do të votojnë ajo e përbërë nga fëmijët dhe juria profesioniste. Për filmin fitues të këtij edicioni do të vendosë vetëm juria e fëmijëve.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/