Së shpejti do të nisë projekti për ripërtëritjen e zonës së Ujërave Termike të Bënjës. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ndërsa publikon edhe pamje të projektit të ri.
Kryeministri shprehet se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, ndërsa thekson se projekti i ri do të krijojë kushte për ta shijuar më shumë zonën e Ujërave Termike të Bënjës.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit - Ujërat Termale të Bënjës - ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
/rtsh.al/