RTSH 24 Live

Politikë

Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE-së, António Costa

16 orë para

Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE-së, António Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë të martën në Bruksel, ku është takuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto.

Rama, së bashku me udhëheqës të tjerë të Ballkanit Perëndimor, do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Takimet do të mbahen para një darke që Costa do të organizojë me udhëheqësit e rajonit.

Sipas burimeve nga BE-ka, këto takime kanë për qëllim që Costa, i cili mandatin e ka nisur të dielën me 1 dhjetor, të njihet personalisht me ta, por edhe të përgatisë samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 18 dhjetor në Bruksel.

Pasardhësi i Charles Michel në këtë post synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit tonë.

/rtsh.al/