I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, gazetari Relndar Neza deklaroi se grupi i Suel Çelës ishte krah Edi Ramës, i cili sulmoi disa nga njerëzit e Bashës. Për më tepër gazetari Neza u shpreh se sherri ndodhi sepse ato u këmbyen në sheshin kryesor të Elbasanit.
“Ka qenë grupi i Suel Çelës që ishte në krah të Edi Ramës i cili sulmoi dhe rrahu disa prej njerëzve të partisë Demokratike që ishin pranë Bashës. Sherri ndodhi sepse ato u këmbyen në sheshin kryesor më pas ka pasur një protestë e cila ishte shumë ë rreptë për protestë që bëheshin atëherë në rrethe. Një protestë në hyrje të Librazhdit ku do të kalonte kryeministri dhe ishte një proteste shumë e madhe”, u shpreh gazetari Neza.
/rtsh.al/