RTSH 24 Live

Televizion

Mjedisi parazgjedhor dhe media publike, delegacioni i ODIHR viziton RTSH

9 orë para

Mjedisi parazgjedhor dhe media publike, delegacioni i ODIHR viziton RTSH

Me qëllimin për të vlerësuar mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një delegacion i ODIHR-it ka nisur takimet me institucionet publike që kanë lidhje me procesin.

Delegacioni i përbërë nga Ulvi Akhundlu, Zëvendëskryetar i Departamentit Zgjedhor të ODIHR-it, Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR-it zhvilluan një takim me Zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo dhe stafin drejtues për t’u njohur për nevojat dhe përgatitjet që po bën media publike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky delegacion në axhendën e vet ka edhe takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Pas takimeve që do të zhvillojë në Tiranë, delegacioni do të dalë me një raport vlerësues. Në bazë të raportit do të rekomandohet edhe dërgimi i një misioni të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vendin tonë.

Gazetare: Amela Zhabjaku

/rtsh.al/