“Shqipëri, o vendi im” ka qenë koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH, që ka jehuar në këtë nëntor festash dhe ka përcjell te publiku muzikën me të mirë të filmave nga kompozitorët më të njohur shqiptarë nën drejtimin e maestro Gridi Kraja.
“Koncerti u realizua në kuadër të festave të nëntorit. Është një koncert me muzikën e filmit shqiptar dhe perlat e muzikës shqiptare”, u shpreh dirigjenti Kraja.
“Në këtë vigjilje festash menduam të bënim një repertor të zgjedhur me këngë shqiptare. U zgjodh të bëhej në sallën Ferdinand Deda pasi kjo është vatra e parë ku ka lindur muzika e filmit”, u shpreh drejtoresha artistike Blerta Ristani.
Instrumentistët interpretuan veprat e kompozitorëve të shquar shqiptarë, të cilët sollën muzikën në një tjetër dimension në filmat shqiptarë. Koncerti “Shqipëri, o vendi im” ka ardhur në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/