RTSH 24 Live

Muzikë

Festivali i 63-të i Këngës në RTSH do të mbahet më 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve

02/12/2024

Festivali i 63-të i Këngës në RTSH do të mbahet më 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve

Festivali i 63-të i Këngës në RTSH, një nga ngjarjet më prestigjioze të muzikës shqiptare, do të zhvillohet më datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë edicion të festivalit, i cili vazhdon të mbajë gjallë traditën e muzikës së mirëfilltë shqiptare, do të këndojnë 30 artistë të njohur e të rinj që do të konkurrojnë për të siguruar skenën e Eurovision-it.

Edicioni i 63-të ka tërhequr një gamë të gjerë artistësh, me një përzierje të stileve muzikore.

Festivali do të ndahet në katër netë, ku 30 këngëtarët pjesëmarrës do të performojnë këngët e tyre për publikun dhe jurinë.

Për t’i shtuar emocionet publikut, nata e tretë do të jetë e veçantë, duke u konceptuar si "Nata e nostalgjisë", ku do të kujtohen këngë ndër vite, vlera të historisë së pasur të festivalit. Kjo natë do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit të Këngës ndër vite dhe në këtë mbrëmje të veçantë, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm të dëgjojë këngë të paharrueshme që kanë lënë gjurmë në Festivalin e Këngës por dhe të shijojë dhe fjalën e bukur të shkruar nga pena e këtyre autorëve.

Në natën finale, më 22 dhjetor, do të shpallet fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2025.

/rtsh.al/