"Shqipja, gjuhë e dytë, më e përdorur në Matrix", kështu deklaroi gazetari Poli Hoxha në studion e emisionit “3D nga Alban DUdushi” në RTSH.
Për më tepër Hoxha theksoi se MATRIX ka përmasat me programin SKY.
“Kam qenë në dijeni që pasi doli lajmi për EncroChat dhe SKY gati shumica kaluan në MATRIX. Duhet të theksojmë se është gjuha e dytë, shqipja nga 32 gjuhë është e dyta që është përdorur më shumë, kështu që ka pak a shumë të njëjtat përmasa si SKY”, tha Poli Hoxha.
Gazetari Poli Hoxha tha se programi EncroChat ende nuk është zbardhur dhe se prokuroria franceze ndërkohë që i kanë mbajtur në monitorim kanë marrë dhe vendime gjykate.
“EncroChat akoma nuk ka dal në sipërfaqe sepse prokuroria franceze por edhe me MATRIX-in ndërkohë që i kanë mbajtur në monitorim për çdo sinjal të fortë kanë marrë dhe vendime gjykate”, u shpreh gazetari Hoxha.
/rtsh.al/