Besmir Semanaj, ekspert IT ka zbuluar skemën sekrete me të cilën operonte sistemi MATRIX. Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Semanaj u shpreh se MATRIX është një platformë e centralizuar me qendër në Gjermani dhe Francë dhe është e njëjtë dhe me platformat e tjera, por me disa veçantësi, pasi ka marrë më të mirat e disa prej platformave më të njohura me të cilat ka operuar krimi.
“Në një kohë të caktuar një platformë mund të jetë e sigurt, por punojnë edhe organet shtetërore dhe të tjerë për ti zbërthyer. Nuk ka siguri 100%. Lajmi i mirë është rikuperimi i mesazheve në mënyrë që ato të vihen në shërbim të drejtësisë. MATRIX është një platformë e centralizuar me qendër në Gjermani dhe Francë. Është e njëjtë dhe me platformat e tjera, por ka marrë më të mirat prej tyre. MATRIX nuk punon me telefona të zakonshme. Hiqet GPS, kamera, interneti. Krijuesi është i panjohur. Ka dyshime se është një lituanez që është arrestuar në Spanjë. MATRIX bëhej me ftesë, i jepet një pajisje e veçantë personit që e kërkon dhe pagesa bëhej kesh ose me kriptovaluta, që nuk e di se kush i zotëron. Ka disa vite që egziston. Serverat ishin në Evropë dhe tregon vetëbesimin e krimit që nuk do të zbulohej. Është platformë në shërbim të grupeve kriminale”, tha Semanaj.
/rtsh.al/