RTSH 24 Live

Ekonomi

Skemat e investimeve në bujqësi, 60 fermerë në Korçë përfitojnë 50% të vlerës së investimit

21/11/2024

Skemat e investimeve në bujqësi, 60 fermerë në Korçë përfitojnë 50% të vlerës së investimit

60 fermerë në qarkun e Korçës do të përfitojnë 50% të vlerës së investimit për rrjeta anti-breshër, për ndërtimin e stallave dhe për mekanikë bujqësore. Kjo në kuadër të skemës së investimeve e cila u çel gati dy muaj më parë nga qeveria shqiptare, në dispozicion të së cilës janë 15 milionë euro.

Drejtor i AREB Korçë, Vullnet Gjolla, tha se “ka përfunduar dorëzimi i dokumentacionit. Qarku i Korçës ka 60 aplikime në skemën e investimeve ku shumica ishin mekanikë bujqësore, rrjetë antibreshër apo në stalla. Të gjithë fermerët që kanë bërë aplikim janë në kontroll administrativ, ata do të përfitojnë 15 përqind të masës së investimit”, tha ai.

Pasi të përfundojë kontrolli administrativ i dokumentacionit për fermerët që kanë aplikuar, gjë e cila po kryhet nga specialistët e AZHBR në Tiranë, përfituesit do të njoftohen për të nisur edhe investimet e tyre, ku 50% e vlerës së investimit do të kryhet nga vetë ata dhe 50% do të financohet nga qeveria shqiptare përmes skemës së investimeve.

Kjo skemë mendohet se do të ndihmojë për zhvillimin e bujqësisë në vend duke lehtësuar fermerët të cilët dëshirojnë të investojnë në fermat e tyre.

/rtsh.al/