RTSH 24 Live

Ekonomi

Projektligji për bashkëpronësinë, Mazniku nis konsultimet me kryetarët e bashkive

20/11/2024

Projektligji për bashkëpronësinë, Mazniku nis konsultimet me kryetarët e bashkive

Ligji që fuqizon rolin e administrimit të pronave të përbashkëta do të ketë një përfitim jo vetëm për banorët, por edhe pronës do t'i japë vlerë.

Projektligji, që prej kohesh po konsultohet me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, jo vetëm me grupet e interesit, por edhe me krerë të bashkive, ka në thelb mbajtjen e regjistrit me të gjitha objektet e kryera nga ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtje. Ndërkohë edhe inspektimet në ndërtesa nuk do të mungojnë.

"Supozohet që duhet bërë lyerja e fasadës në një periudhë çdo 5, 7, 8 vjet. Në qoftë se kjo nuk është bërë, i jepet e drejta bashkisë që bashkia të thotë: 'Dëgjo, keni një vit kohë për ta bërë fasadën. Nëse nuk e bëni, do bëhet nga bashkia por në atë moment fatura i shkon secilit anëtar të bashkëpronësisë'," tha ministri Mazniku.

Qeverisja vendore, pritet që nëpërmjet këshillave bashkiakë të miratojnë një tarifë reference që do të zbatohen në rast se banorët nuk bien dakord me njëri-tjetrin për tarifën.

Ai ka të drejtën të pajiset me NIPT, por nuk merr barrë fiskale kur pajiset me NIPT, çka i jep mundësi administratorit të lëshojë fatura të fiskalizuara, të cilat më pas janë fatura që njihen edhe si titull ekzekutiv dhe mund të ekzekutohen,” shtoi z. Mazniku.

Projektligji mbështetet edhe nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe nëpërmjet këtij ligji bashkitë, mund edhe të urdhërojnë subjektet që të përmbushin detyrimet për mirëmbajtje.

/rtsh.al/