Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ka pasur një debat mes deputetit socialist, Alban Xhelili dhe ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, lidhur me bonusin për pensionistët.
Sipas Xhelilit, është e vërtetë që dhënia e bonusit mbështetet mbi deklaratën e kryeministrit që shpreh një vullnet politik, por, sipas ekspertes, në ekonomi ecën logjika ekonomike ku 2+ 2 bëjnë 4 dhe jo si deklaratat politike që e bëjnë edhe 5.
Debati
Xhelili- Ky projektbuxhet sigurisht ka prapavijë politike, nisur edhe nga përparësitë e PS. Ka prapavijë politike, që ka efekt ekonomik. Në lidhje me bonusin, ndryshon një deklaratë nga një deputet nga deklarata e një kryeministri, i cili ka dhe fuqi ekzekutive.
Nunaj- Ekonomia nuk ecën me deklarata politike sepse 2+ 2 bëjnë 4 . Deklaratat politike e nxjerrin dhe 5. Por ato 4 bëjnë. Llogaria është shumë e thjeshtë. Ekonomia nuk ecën me deklarata politike. Vizioni politik përcakton se si do të ndahen të ardhurat. Por një deklaratë është deklaratë, ndërsa një bazë ligjore është bazë ligjore dhe e detyrueshme për qeveritë.
/rtsh.al/