Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se debatet në Kuvend për projektbuxhetin marrin rëndësi, pasi vendi në 2025 hyn në vit elektoral, ndaj ngjall kaq debate.
“Buxheti në filozofinë e vet ka rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ekonomik në mënyrë që të mos krijohen gropa. Nëse do kishte efekt elektoral, buxheti do të shtonte më shumë fond për përfitime për pensionistët. Por nga ajo që shohim qeveria i ka dhënë peshë investimeve, shtimit të tyre. Bonusi nuk është se ka garanci se jepet. Ose edhe mund ta rritet. Ka nevojë për një ristrukturim dhe vullnet politik të strukturave kundër korrupsionit pasi ka instrumente qeveria për këtë. Debati në Kuvend ka vetëm qëllime elektorale. Nuk kemi parë propozime konkrete. Çdo propozim bëhet mbi 8.2 miliard lekët që është buxheti dhe mbi këto bëhen propozimet në formën e amendamenteve. Duhet jo vetëm si frazë, por edhe të mbështetura propozimet konkrete brenda buxhetit të paraqitur.”, tha Nesturi.
/rtsh.al/