RTSH 24 Live

Ekonomi

Alibali: Shteti e sheh sipërmarrësin si hajdut, jo si partner

3 orë para

Alibali: Shteti e sheh sipërmarrësin si hajdut, jo si partner

Jursti Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, duke komentuar projektbuxhetin për vitin 2025 të paraqitur nga qeveria në Kuvend, theksoi se para se të çonte këtë buxhet, qeveria duhej të bënte reforma strukturore me qëllim që zyrtarët e lartë të mos shfrytëzonin postet për tu pasuruar, si dhe shteti të mos e shoh sipërmarësin si hajdut, por si partner.

“Buxheti është ligji më i rëndësishëm i vitit. Kushtetuta i jep rëndësi. Paraqitja e buxhetit është gjithnjë moment debati mes pozitës dhe opozitës në Kuvend. Kemi nnjë problem të madh që është korrupsioni. Është në raportet ndërkombëtare. Arrestimet nga SPAK kanë zbuluar skema të pabesueshme korrupsioni, ku drejtues të lartë shtetërorë kanë krijuar vetë firma për të zhvatur para nga buxheti. Përpara se qeveria të matet me forcë në Kuvend me opozitën, duhej të bënte reformë strukturore, në mënyrë që të pengojë funksionarët e lartë të përfitojnë. Buxheti është një ligj politik. Është synim i qeverisë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nuk është buxhet social, por përqendrim te investimet. Praktika na ka treguar se nuk bëhet kjo. Kryeministri flet me euro, kurse ne kemi lekun. Për të trajtuar buxhetin është e nevojshme reforma strukturore. Ka pasur përmirësime në punën e organeve të tatim taksave, por agresiviteti te biznesi për taksat duket një mendësi e qeverisë për ta trajtuar biznesin si hajdut. Biznesi është me ‘lak në fyt’ nën presionin e organeve fiskale.”, tha Alibali.

/rtsh.al/