Gazetari Flogert Muça deklaroi në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se prokurorët e SPAK kanë arritur të bindin gjykatën me provat dhe fakte që ata kanë kundër z. Meta, ndaj e lanë me atë masë arresti.
“Jam komplet i zhgënjyer nga SPAK sepse ka shkuar dhe ka bllokuar dy shtëpi te ‘Kodra e Diellit’ ndërkohë që ka një vilë me dy mijë metra oborr, me palma që kanë ardhur me helikopter. Këto i ka thënë vetë ajo në një reportazh që është i zhdukur tashmë por që hapej për 11 tualetet apo një lloji divani që kushtonte më shumë se 20 mijë euro- këto i thoshte Monika-nuk po i them unë. Ajo i bënte kashillëk shqiptarëve.
Arion Sulo : Aman mos e ktheni në komunizëm. Nuk është fare debat ky sepse duket si gjyq popullor dhe mos hidh “kocka” kot popullit sepse ai vetë ka për ta ngrënë më shumë. Nuk bëhet drejtësia me zhvatje dhe me bllokim.
/rtsh.al/