RTSH 24 Live

Politikë

Debat i fortë, Sulo: Për çfarë mbahen në arrest Meta e Berisha? Beqiri: Po ai ka vrarë mund të prishë provat

10 orë para

Debat i fortë, Sulo: Për çfarë mbahen në arrest Meta e Berisha? Beqiri: Po ai ka vrarë mund të prishë provat

Gazetari Arion Sulo dhe Juristi Idajet Beqiri kanë debatuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH ku fokus i debatit ishte arrestimi i Metës dhe i Berishës.

Gazetari Sulo u shpreh se mbajtja në burg e Ilir Metës apo shtyrja e arrestit të Berishës janë fakte dhe prova që bëhet fjalë për politizim të drejtësisë.

Mbajtja në burg e Ilir Metës, shtyrja e arrestit shtëpisë të Berishës nga Kushtetuesja që po bëhet luftë e madhe, ishte për dje u shty për të enjten. Këto janë fakte dhe prova të qarta se çfarë politizimi kemi tek drejtësia. Ilir Meta të hetohet jo për 3 por për 33 nëse i ka por arrest me burg për çfarë, do arratiset? Do prish provat? Ka 8 muaj që thuhet arrestohet sot arrestohet nesër. Ky vendimi i djeshëm konfirmon më shumë edhe mënyrën e arrestimit”, u shpreh Sulo.

Ndërkohë Juristi Idajet Beqiri duke replikuar me gazetarin Arion Sulo shprehet se Ilir Meta edhe mund të arratiset apo të prish edhe provat.

 “Po do arratiset, i prish provat, ai ka vrarë për të prishur provat”, u shpreh Beqiri.

/rtsh.al/