Avokati Idajet Beqiri është përplasur me analistin Arion Sulo në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 për çështjen e hetimit pasurorë dhe vendosjen në sekuestro nga SPAK dy vilave të z. Meta dhe Kryemadhi.
Idajet Beqiri: Çështja tashmë është e hetuar dhe për të cilën ekzistojnë dyshime të arsyeshme për të tre veprat penale që akuzohet z. Meta dhe zonja Kryemadhi. Në këtë drejtim hetimet janë thelluar dhe ku janë 40 fashikuj me prova dhe fakte. Derisa po hetohet dhe pasuria dhe burimi i të ardhurave të tyre si si i kanë grumbulluar këto pasuri ndaj sot SPAK ka vendosur sekuestro preventive dy vilat e tyre.
Nga hetimet këto dy vilat kanë rezultuar sipas SPAK të pajustifikuara dhe këto janë në emrin e Znj. Kryemadhi dhe mamasë të saj. Po hetohet që në këto periudhë që janë blerë këto vila, dhe sa të ardhura kanë marr në atë kohë ish çifti Meta- Kryemadhi. Por sipas të dhënave nuk justifikohen. Ato patjetër janë vendosur në sekuestro sepse ata mund ti tjetërsojnë këto prona. Madje ata nuk kanë të drejtë as të rinë atje sepse nëse do të qëndrojnë ata i zhvatin, i sakatojnë i zvogëlojnë vlerën reale të tyre. ato duhet të jenë të ngrira që nesër ti kthehet shteti.
Arion Sulo ka replikuar duke e kundërshtuar sepse ata janë të zotët e shtëpive se si do të zhvatin shtëpinë e tyre.
“Lajmi për mua është që z. Meta mbetet në burg ndërsa këto janë punët e prokurorisë dhe nëse gjen pasur të pajustifikuar patjetër që duhet të bllokohet. Ndërsa ata nuk mund të zhvatin shtëpinë e tyre”
/rtsh.al/