Pas rikontruksionit të pallatit të Kulturës në Lezhë, po marrin frymë dhe kostumet e vjetra, pjesë e pazëvendësueshme e trashëgimisë jo materiale. Kostume burrash e grash të Zadrimës, Kallmetit, Malësisë e Pllanesë, disa prej të cilave dhe mbi 100 vjeçare, janë ekspozuar në pavijone të veçantë dhe janë të aksesueshëm nga të gjithë.
“Përveç riparimit të kostumografisë së vjetër, aktualisht po merremi që të qepim edhe kostumet tradicionale të Lezhës të stilizuara po mundohemi që të rikthejmë disa element që me kalimin e viteve janë zhdukur”, u shpreh Lorena Malishi, Kostumografe e Pallatit ta Kulturës, Lezhë.
“Po bëjmë maksimumin që ti drejtojmë dhe ti sistemojmë sepse janë asete, janë vlera”, u shpreh Petrit Dushi, Specialist i kostumografisë dhe folklorit.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se Lezha ka të jashtëzakonshme kulturore e veçmas në kostumografi.
Lezha ka demonstruar në vazhdimësi që është një pasuri në trashëgiminë kulturore dhe vazhdimisht përpiqet për ta ri dimensionuar dhe pasuruar akoma më shumë atë.
/RTSH/