RTSH 24 Live

Aktualitet

Investime në Shijak, 66 milionë lekë për asfaltimin e rrugëve në Ardhishtë

2 orë para

Investime në Shijak, 66 milionë lekë për asfaltimin e rrugëve në Ardhishtë

66 milionë lekë ka vënë në dispozicion bashkia e Shijakut për të sistemuar rrugët, të cilat nuk kanë qenë më parë të shtruara me asfalt. Paralelisht me këtë investim, shoqëria rajonale ujësjellës kanalizime Durrës po punon për vendosjen e linjës së re të furnizimit me ujë, pasi linja e vjetër ishte tejet e amortizuar.

Banorët e këtij fshati e vlerësojnë investimin, si të bashkisë, ashtu edhe të ujësjellësit.

Burime nga shoqëria rajonale e ujësjellësit bëjnë të ditur se me fondet e veta ndërmarrja po shtrin 1100 metër linear tubacion të ri, i cili përmirëson furnizimin e zonës me ujë. Ky proces pune po kryhet në këtë kohë në mënyrë që të mos dëmtohet rruga në të ardhmen për të hapur kanalizime të reja.

Shtrirja e tubacionit të ri përfundon brenda pak ditësh, ndërsa investimi i bashkisë është llogaritur të kryhet për 5 muaj.

/rtsh.al/