Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë pamje nga trajnimi mes Forcës Tokësore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), teksa vlerëson si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ndërveprueshmërisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në strukturat ushtarake.
“Trajnimi, në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Tokësore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), synon jo vetëm forcimin e lidhjeve mes dy institucioneve, por edhe standardizimin e Procedurave Standarde të Veprimit, përmirësimin e procedurave të evakuimit dhe trajtimit të pacientëve.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm shërben si një hap i madh drejt rritjes së kapaciteteve për vlerësimin NATO MEDEVAL dhe përmirësimit të ndërsjellë profesional.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ndërveprueshmërisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në strukturat tona ushtarake”, shkruan ministri ndërsa publikon dhe pamje nga stërvitja.
/rtsh.al/