RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjuhadoli “peng” i mosmarrëveshjeve - Zona muzeale ka nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje

4 orë para

Gjuhadoli “peng” i mosmarrëveshjeve - Zona muzeale ka nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje

Rreth 15 ndërtesa karakteristike qindra vjeçare të cilat po shkatërrohen, janë evidentuar në zonën muzeale të “Gjuhadolit” në qytetin e Shkodrës.

Ish- zëvendës ministri i Kulturës Zef Çuni thotë se mosmarrëveshjet mes pushtetit vendor dhe pronarëve kanë prodhuar një ngërç që pengon rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në këto kushte në bazë të ligjit autoritetet duhet t’i kërkojnë pronarit të rikonstruktojë objektin ose shteti duhet të kryejë shpenzimet dhe t’ veje barrë në hipotekë për banorët.

E para që veç shtetit, Instituti i Monumenteve të Kulturës të marrin përsipër t’i rreshtojnë në fondet e shtetit. Kostoja e restaurimit të vendoset barrë në hipoteke, pra ai nuk e kthen hipotekën të vetën deri sa të shlyejë detyrimet e shtetit. Njerëzit që braktisin banesat e tyre dhe që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve, shteti mund t’i shtetëzojë për nevoja publike dhe i dëmshpërblen pronarët”, tha Çuni.

Zona muzeale e Gjuhadolit ndonëse mban peshën më të madhe të gjallërisë veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, ndaj ndërhyrja është emergjente pasi rreziku është i vazhdueshëm për kalimtarët.

Gazetar: M. Rakaj   

/rtsh.al/