RTSH 24 Live

Politikë

Ekrem Spahiu: Propozuam 4 Majin për zgjedhjet. Konkurrojmë me deputetët tanë

6 orë para

Ekrem Spahiu: Propozuam 4 Majin për zgjedhjet. Konkurrojmë me deputetët tanë

Bashkëkryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Ekrem Spahiu, i ftuar në studion e RTSH 24, bëri me dije se LZHK-ja i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Spahiu u shpreh se presidenti duhet të jetë i paanshëm.

Para se të dekretojë datën për zgjedhje të ketë një konsum me partitë politike dhe kryesisht partitë parlamentare. LZHK mendon se nga 4 datat që ka në dispozicion presidenti, 15 prill -15 maj, i kemi propozuar presidenti që data 4 maj të ishte data më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhje 2025.

Presidenti është mbi partitë, jashtë partive dhe duhet të mbajë ekuilibër mes partive aq më tepër mes një gare elektorale. Dëshirojmë të jetë i paanshëm. Nëse do ishte data 11 e diela e fundit brenda afatit, nuk do ishte për ne normale. Nëse do bëhej një samiti ku do marrin pjesë drejtuesit e shteteve, dy-tre ditë para zgjedhjeve, nuk do ishte normale. Pushteti ka mundësitë për të bërë propagandën e vetë. Nuk do ishte e drejtë data 11 pasi janë mbledhur drejtuesit e disa shteteve për samitin e 9 majit”, tha Spahiu.

Ky i fundit deklaroi gjithashtu se LZHK-ja po bën përgatitjet dhe po ngre infrastrukturën e plotë për të konkurruar në zgjedhjet e 2025-ës me kandidatët dhe me programin e saj.

Ai theksoi se LZHK është e hapur për të bashkëpunuar me partitë e tjera, vetëm nëse kanë si pikë të përbashkët listat e hapura.

Shanset janë prezente. Realisht partitë janë të ndryshme, me programe të ndryshme. Nuk krijohen që të futen me koalicion domosdoshmërisht. Çdo parti të konkurrojë me programin e vet, me kandidatët e saj. Të preferuara do ishin aleancat paszgjedhore, mbi bazën e renditjes me numrin e mandateve që do ketë çdo parti në Kuvend. LZHK po bën përgatitjet, dhe është në ngritjen e infrastrukturës së plotë për të konkurruar në zgjedhjet e 2025 me kandidatët e saj, programin e saj. Kemi të hapur për të bashkëpunuar me partitë e tjera nëse gjejmë pikat e përbashkëta, që janë listat e hapura. Element i rëndësishëm i demokracisë”, u shpreh ai.

/rtsh.al/