RTSH 24 Live

Aktualitet

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

5 orë para

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes (22 nëntor) në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Për herë të parë Dumani do të flasë në një studio televizive, ku do të bëjë një bilanc të punës së kryer nga SPAK përgjatë dy viteve nën drejtimin e tij.  

 “Kreu i SPAK, Altin Dumani, do të jetë për herë të parë në një studio televizive. Bilanci i dy viteve në krye të SPAK. Përballja me politikën dhe krimin e organizuar. Kush e pengon dhe kush e mbështet SPAK? Akuzat dhe të vërtetat. Për herë të parë në emisionin 3D në RTSH. Të premten (22 nëntor) ora 21.00”, shkruan moderatori Dudushi.

SPAK po heton persona që kanë mbajtur poste të rëndësishme në vendin tonë, e po ashtu ka hapur edhe dosje të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, ku për pasojë është përballur jo pak herë edhe me deklarata që hedhin baltë mbi punën e Prokurorisë së Posaçme.

Të premten, në orën 21:00, përballë moderatorit Alban Dudushi, Dumani do t’i japë përgjigje pyetjeve mbi sfidat me të cilat është përballur SPAK.

/rtsh.al/