Mbyllja e aplikacioneve si Snapchat dhe TikTok, u sugjerua nga kryeministri Edi Rama, shkak u bë vrasja e 14 vjeçarit Martin Cami, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Eksperti i Teknologjisë së Internetit, Besmir Semalaj u shpreh se ka mënyra për të mbyllur TikTok-un duke bërë kështu që pjesa më e madhe e shoqërisë mos të kenë akses në përdorimin e tij.
“Ka tre mënyra që mund të bëhet, e para ,mund ti kërkohet TikTok-ut të mos operoj në territorin shqiptar, e dyta i kërkohet Google dhe i kërkohet Apple si dy ofruesit më të mëdhenj të shërbimit si Playstore të mos jetë në funksion për Shqipërinë dhe e treta është që institucionet shqiptare ti kërkojnë ofruesve të internetit që këtë aplikacion ta bllokojnë për Shqipërinë, përsëri do të ketë personazhe të cilët do ta përdorin, por një pjesë e madhe e shoqërisë nuk do të kenë akses”, u shpreh eksperti Semalaj.
/rtsh.al/