Përdorimi i alkoolit apo drejtimi i metit pa leje drejtimi janë bërë shkak që uniformat blu të Policisë Rrugore të prangosin në shtatë ditët e shkuara 30 drejtues mjetesh.
Sipas të dhënave të Rrugores, janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 569 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar, të cilët janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 18.789 masa administrative, për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, mos vendosje të kaskës mbrojtëse, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, parkim të gabuar dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Monitorimet e të gjitha akseve rrugore, vijojnë duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera.
/RTSH/