Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Tentativa”, ku pas marrjes së informacioneve nga policia u bë e mundur kapja e tij në fatin Sulaj.
47-vjeçari R.M. akuzohet se në 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Ndaj 47-vjeçarit Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me paramendim", e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
/rtsh.al/