RTSH 24 Live

Aktualitet

Masat anti-përmbytje në Shkodër, pastrohen 12 km kanale kullimi në Bërdicë

3 orë para

Masat anti-përmbytje në Shkodër, pastrohen 12 km kanale kullimi në Bërdicë

E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Bërdicë ka marrë vëmendjen e Bashkisë Shkodër. Për t’i ardhur në ndihmë banorëve në parandalimin e përmbytjeve, këtë vit bashkia ka hapur 12 kilometër kanale kulluese të dyta dhe të treta.

Administratori i Njësisë Berdicë, Xhavid Pëllumbi, thotë se vëmendja është përqendruar në kanalet e para kulluese, por që varen nga Bordi i Kullimit, dhe i kërkon që të ndërhyhet sa më parë.

“Vijojnë investimet kundër përmbytjeve pasi Bërdica është në zonën e riskut të përmbytjeve. Janë pastruar 12 km kanal kullues të dyta dhe u bëj thirrje Bordit të Kullimit Lezhë që të ndërhyjë në kanalet e para pasi ka vite që nuk është ndërhyrë”, u shpreh Pëllumbi.

Në Berdicë nuk ishte ndërhyrë prej gati 25 vitesh, dhe se ishte e domosdoshme për të ndihmuar fermerët në të mbjellat e stinës, si dhe i paraprin situatave të reshjeve dhe shmang rrezikun e përmbytjeve.

“Masat anti-përmbytje gjatë këtij vit në Bërdicë, për t’i shërbyer sa më mirë kullmit të parcelave, janë vendosur 3 ura që janë shembur gjatë përmbytjeve të kaluara”, u shpreh ai.

Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonave përreth banesave të fermerëve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.

Gazetar: M.Rakaj

/rtsh.al/