RTSH ka siguruar e atentatit të ndodhur mesnatën e 19 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 28-vjeçari, Klaudio Prendi. I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.
Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij.
Ka dyshime se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë, ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.
Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t'i ardhur në ndihmë të riut. Ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke. Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.
30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe afro 15 mijë euro.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/