RTSH 24 Live

Sociale

Sot Dita Botërore e Autizmit

02/04/2024

Sot Dita Botërore e Autizmit

Sot është Dita Botërore e Çrregullimit të  Spektrit të Autizmit (ASD). Ai njihet si një çrregullim neuro-zhvillimor që fillon herët në fëmijëri dhe zgjat gjatë gjithë jetës së një personi. 

Ashtu si edhe ne vende të tjera të botës, Autizmi është një nga diagnozat që po njeh rritje çdo vit. Aktualisht sipas një rankimi nga qendra për kontrollin e sëmundjeve ne SHBA 1 në 36 fëmijë preket nga ky çregullim. Djemtë janë 4 herë më të prekur se vajzat. 

Në Shqipëri  sipas autoriteteve shëndetësore rreth 26%  e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë me këtë çregullim. Aktualisht 1979 individë bashke me kujdestaret e tyre, mbështeten nga skema e pagesave të aftësisë së kufizur. Por sipas grupimit zyrtar të prindërve numri i tyre është më i madh se kaq, rreth 12 mijë.

Aktulisht në nivel kombëtar ofrohen shërbime në 9 qendra rezidenciale dhe ditore si për fëmijët me aftësi të kufizuar ashtu edhe për ata në spektër autik. 

Të kesh një fëmijë me autizëm sot është një sfidë e madhe. Eshtë nje sakrifice sublime, që merion respekt, vëmëndje, mbështetje, kurajo dhe mbi të gjitha dashuri njerëzore. 

Për prindërit që rrisin fëmijë më çrregullim të spektrit autik çdo ditë është një sfidë më vete. Në këtë ditë të veçantë kërkohet më shumë dashuri e durim dhe më shumë mbështetje për integrimin dhe punësimin e përsonave me autizëm. 

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh.al /