Në fshatin Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina banorët e kanë të pamundur të marrin një shërbim shëndetësor.
Qendra e ndërtuar 13 vite më parë funksionoi 5 vite ndërsa më pas u mbyll për arsye të paqarta. Së fundmi është kthyer në një ndërtesë gërmadhë.
Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e banorëve i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore në fshatin Bardhaj ose drejt Shkodrës.
“Në si banorë i marrim shërbimet shëndetësore në qendër të fshatit Bardhaj, ajo është qendra për gjithë zonën e Bleranit dhe Bardhave. Atje shkojmë në këmbë për të bërë vizitën dhe për të shkuar në Shkodër për të marr ilaçet. Ndaj ne kërkojmë s banor që të ketë një doktoreshë apo infermiere”-u shpreh një banor i fshatit."
Ndërsa një tjetër banorë i zonës tregon për RTSH-në se këtu ka funksionuar qendra shëndetësore por se kush e ka larguar nuk e dimë.
“Këtu nuk kemi ku të vizitohemi. Nëse gjejmë ndonjë makinë shkojmë dhe marrim shërbim lagjen e poshtme, në të kundërtën do ikim në këmbë.
“Shërbimin shëndetësor e marrim në qendrën e fshatit poshtëm. Qendra këtu ka funksionuar 5 apo 6 vite dhe tani nuk është vënë askush në dijeni nga banorët e fshatit. As sot e kësaj dite nuk e dimë përse është hequr infermieri , pse është hequr shërbimi ndaj këtij populli. Ne na duhet të shkojmë 3 kilometra në këmbë në qendrën në Bardhaj ose në Shkodër".
Fshati Bardhanjor ndodhet vetëm 4 km larg Shkodrës dhe është i banuar nga rreth 200 familje. Është një fshat kodrinor shumë i bukur, por i lënë në harresë.
/rtsh.al/