RTSH 24 Live

Sociale

Shërbimet te drithërat, kujdes i veçantë për kullimin e tokave në këtë periudhë

3 orë para

Shërbimet te drithërat, kujdes i veçantë për kullimin e tokave në këtë periudhë

Pas përfundimit të mbjelljes së drithërave, specialistët e bujqësisë këshillojnë fermerët që të kryejnë një sërë procesesh të tjera, për të pasur prodhim të mbarë.

Për të pasur një prodhim të mbarë të drithërave, fermerët këshillohet që të kryejnë një sërë shërbimesh në këtë periudhë. Hapi i parë i rëndësishëm është sigurimi i kullimit të tokave

Në total, sipërfaqet e mbjella me drithëra në Qarkun Korçë i kanë kaluar mbi 17 mijë HA. 

Fermerët duhet ta kenë parasysh që për të krijuar kushtet e përshtatshme të një regjimi ujor –tokësor për zhvillimin normal të bimëve. Prania e tepërt e ujit tek bima shkakton zverdhjen e tyre, rrënjët e bimëve dalin në sipërfaqe, ulet aktiviteti mikro-biologjik i tokës si rezultat edhe plehrat nuk japim efektivitetin e tyre”.

Kuqo shton se masa të tjera janë edhe plehërimi suplementar në mënyrë që të mbjellat të përthithin të gjithë elementët e duhur ushqyes, lesimi i tokës si dhe luftimi i barërave të këqija

Plehërimi plotësues tek gruri kryesisht kryhet me plehra azotike, në trajtën e nitratit të amonit ose ures. Nëse e shikojnë të nevojshme dhe bimët kanë zhvillim të dobët mund të kryhet plehërimi me plehra organo-mineral të përbërë me mikro-element. Kjo do të shkrifshëroj tokën, rregullon regjimin ajror, lufton barishtet e këqija por njëkohësisht rrit dhe kapacitetin shfrytëzues të elementeve ushqyes që ne hedhim në tokë.

Vitet e fundit, fermerët po shfaqin interes të shtuar për kultivimin e drithërave, kryesisht të kulturave të lashta si shkak i rritjes së çmimit të tyre. Në Qarkun Korçë kultivohet grurë, thekër, tërshërë dhe elb.

 

Gazetare: Geralda Manushi

 

/rtsh.al/