RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Bardhanjor pa qendër shëndetësore, banorët: Është e domosdoshme

3 orë para

Fshati Bardhanjor pa qendër shëndetësore, banorët: Është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor të njësisë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një shërbim shëndetësor.

Qendra e ndërtuar 13 vite më parë funksionoi për 5 vjet, ndërsa më pas u mbyll për arsye të paqarta.

Së fundmi ajo është kthyer në një ndërtesë gërmadhë. Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e banorëve i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore në fshatin Bardhaj, shpesh në këmbë, ose qytetit të Shkodrës.

Fshati Bardhanjor ndodhet vetëm 4 km larg Shkodrës dhe banohet nga rreth 200 familje.

Ndonëse një fshat i bukur kodrinor, ai është lënë në harresë.

/rtsh.al/