Çdo vit 4 shkurti përkujtohet si Dita Botërore e Kancerit. Në kuadër të kësaj ditë, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vuri theksin te rëndësia e parandalimit e diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Koçiu thekson se zgjidhjet ekzistojnë dhe ndryshimi është i mundshëm.
“4 shkurti, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit. Sot dhe çdo ditë, le të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të parandalimit e diagnostikimit të hershëm.
Kanceri është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale, por zgjidhjet ekzistojnë dhe ndryshimi është i mundur. Kjo betejë nuk është vetëm e individëve, por e të gjithëve ne, së bashku”, deklaron Koçiu.
Sot shënohen 25 vite nga nënshkrimi i Kartës së Parisit Kundër Kancerit në Samitin Botëror Kundër Kancerit për Mijëvjeçarin e Ri. Në Ditën Botërore të Kancerit të këtij viti me temë United nga Unique, e cila është një kujtesë e angazhimit kolektiv kundër kancerit, OBSH njeh përvojat unike të çdo pacienti dhe vlerën e kujdesit të përqendruar te njerëzit e ofruar së bashku nga ofruesit e kujdesit shëndetësor, familjet, miqtë dhe komuniteti.
Në vitet e fundit, vendet e rajonit kanë bërë përparim të dukshëm në kontrollin e kancerit. Gjashtë vende kanë dedikuar plane kombëtare për kontrollin e kancerit dhe dy vende kanë përfshirë kancerin si pjesë të planit kombëtar të NCD për të udhëhequr strategjikisht aktivitetet e parandalimit dhe kontrollit të kancerit.
Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit është mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tonë.
/rtsh.al/