Sonte në mbrëmje Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të sjellë për publikun artdashës koncertin e radhës. Me një program të larmishëm të tre kompozitorëve botërorë, si Xhulio Briçaldi (Giulio Briccialdi), Franc List (Franz Liszt) dhe Pjotër Çajkovski (Pyotr Tchaikovsky) mbrëmja premton të dhurojë emocione.
Flautistja Jonela Golemi, e cila premton një mbrëmje për të mos u humbur, do të interpretojë tigujt e virtuozit Italian Briçaldi.
“Do të performoj Karnavalet e Venecies, një pjesë që nuk është shumë e gjatë, por është shumë e bukur”, tha ajo.
Mbrëmja do të vijojë me koncertin për piano nga virtuosi hungarez List, interpretuar nga Eni Barbullushi, i cili luan për herë të parë me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar. Koncerti do të mbyllet me tingujt romantikë të kompozitorit rus Çajkovski.
Koncerti nën dirigjimin e Gridi Krajës do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/