Mjediset dhe hapësirat e gjelbra publike janë një mundësi që qytetarët të kalojnë kohën e tyre të lirë. Ky është njëri prej parqeve të Shkodrës, në afërsi të Fakultetit të Shkencave Natyrore të UNISHK.
Ai frekuentohet më së shumti nga moshat e treta që në orët e mëngjesit. Disa vijnë këtu për t’u çlodhur dhe kaluar pak kohë në natyrë e të tjerë për të luajtur lojën e tyre të preferuar domino apo shah.
Parku ngjan i pastër pasi për të kujdesen çdo ditë punëtorët e gjelbërim pastrimit por ai ka domosdoshmërinë të plotësohet më shumë. Mungesa e tualeteve publike mbetet një shqetësim për qytetarët.
Sipas studimeve të ndryshme, shpenzimi i kohës në natyrë ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të njeriut, ndjenjën energjike dhe gjumin e qetë.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/