RTSH 24 Live

Sociale

Shërbimi i ndihmës së parë, ekspertët: Po rritet interesimi i qytetarëve për ta mësuar

09/07/2024

Shërbimi i ndihmës së parë, ekspertët: Po rritet interesimi i qytetarëve për ta mësuar

Ndihma e parë është kujdesi dhe ndihma e menjëhershme që i jepet një personi që ka pësuar një dëmtim ose prekur nga një sëmundje përpara ardhjes së ndihmës mjekësore profesionale.

Ekspertët e Kryqit të Kuq Shqiptar konfirmojnë interesimin në rritje të qytetarëve, të cilët kërkojë të mësojë aplikimin e saj si në mjediset familjare apo edhe në ndonjë ngjarje të formave të ndryshme.

I ftuar në studion e RTSH24, Oltion Biba, ekspert i Ndihmës së Parë, tregon se çfarë duhet të kemi parasysh teksa ofrojmë këtë shërbim.

“Nga sensibilizimet e ndryshme që janë bërë shumica ka interes të informohen rreth dhënies së ndihmës së parë. Është shumë e rëndësishme mos marrja e kompetencave të të tjerëve, atë të mjekut në rastin e dhënies së ndihmës së parë, pasi mund të dëmtojmë më shumë", tha ai. 

Por ai ka edhe një apel për çdo qytetar, i cili gjendet pranë një vendi ngjarje, sidomos në rastet e aksidenteve rrugore.

Vështirësinë më të madhe do të quaja ruajtjen e qetësisë në raste të tilla”, tha ai.

Shërbimet e menjëhershme dhe efektive të ndihmës së parë mund të lehtësojnë shkallën e dëmtimeve të ndryshme fizike që mund të bëhen dhe jetë kërcënuese dhe të sigurojnë që individët të marrin kujdesin e duhur përpara marrjes së shërbimit mjekësor të nevojshëm.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/