Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili thotë se ky investim do të jetë një mënyrë efikase për ngrohjen, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
/rtsh.al/