RTSH 24 Live

Kosovë

Plani për atentat ndaj tij, Kurti: Kërcënimet i kanë rrënjët në Beograd

10/02/2024

Plani për atentat ndaj tij, Kurti: Kërcënimet i kanë rrënjët në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me informacionet se ndaj tij mund të bëhej një atentat ën Shkup, ku shkoi pas fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimeve të OKB-së. Kurti tha se rrënjët e individëve që kërcënojnë i kanë në Beograd.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, tha Kurti.

Më herët RTK njoftoi se ka pasur përpjekje nga Serbia për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës që ishte në Shkup, gjë që ka rritur sigurinë ndaj tij. RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze.

/rtsh.al/