RTSH 24 Live

Kosovë

Presidentja Osmani sot në Uashington, do takohet me zyrtarin e lartë të DASH

3 orë para

Presidentja Osmani sot në Uashington, do takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet këtë të mërkurë (5 shkurt) me zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropian dhe Euroaziatike, Louis L.Bonon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump. Njoftimi është dhënë nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa Presidenca nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar.

Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. Ai është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.

Kujtojmë se pasi Donald Trump u betua si Presidenti i SHBA-ve, Osmani përsëriti angazhimin e Kosovës në forcimin e marrëdhënikjeve mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe paqësore.

/rtsh.al/