RTSH 24 Live

Kosovë

Mbërrijnë votat e para nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

6 orë para

Mbërrijnë votat e para nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Kanë arritur votat e para nga diaspora.

Radio Televizioni i Kosovës raporton se veturat zyrtare që transportojnë pakot me vota nga jashtë hynë nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.

Bëhet e ditur se veturat që po bartin votat u shoqëruan nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht drejt selisë së KQZ-së, ku do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë përzgjedhur mënyrën e votimit nga jashtë Kosovës. Procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.

104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, nga një total prej mbi 2 milionë qytetarësh me të drejtë vote që ka vendi.

/rtsh.al/